Prishtinë, 04 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, do të marrin pjesë në një forum shkencor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky është forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame dhe do të zgjasë nga data 5 deri më 7 dhjetor. Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 800 dijetarë dhe mendimtarë me ndikim në botë nga 120 vende, përfshirë këtu ministra të Punëve Fetare, myfti, përfaqësues nga komuniteti myslimanë, si dhe delegatë nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Studiuesit dhe intelektualët do të diskutojnë metodologjinë e krijimit të një aleance virtytesh për të arritur një diskurs botërorë të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, bazuar në vlerat dhe virtytet e përbashkëta. Myftiu Tërnava, nesër do të mbajë një kumtesë shkencore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…