Kamenicë,26 shkurt 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe delegacioni i kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtar i fondacionit “Al Maktoum” në mënyrë solemne përuruan projektin –ndërtesën e Këshillit të BI-së së Kamenicës. Në pritje të tyre ishte kryetari i KBI-së së Kamenicës Ferid ef. Dërmaku, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke i njohur me jetën fetare, me veprimtarinë dhe me procesin edukativo-arsimor që po zhvillohet nëpër xhami të Kamenicës.
Në këtë eveniment mori pjesë edhe kryetari i komunës Qëndron Kastrati, përfaqësues të Policisë së Kosovës, të FSK-së, kryetarë të këshillave të rajonit, xhematli dhe shumë të ftuar të tjerë. Ceremonia filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga studenti Besjan Morina .

Në fjalën e rastit kryetari i KBI-së sëë Kamenicës Ferid ef. Dërmaku tha: ” Për ne është një ditë gëzimi, pasi që po inaugurojmë selinë e Këshillit, i cili do të lehtësojë punën dhe aktivitetin tonë. Ai po ashtu ka falënderuar Myftiun Tërnava për këtë dhuratë kaq të madhe me me rëndësi jetike dhe po ashtu shprehu falenderime për donatorin nga EBA-ja në krye me dr. Mirza As Saeg nga Dubai për këtë donacion duke lutur të Madhin Zot që me xhenet t’i shpërblejë. Kjo ishte ëndërr dhe ja sot po e realizojmë dhe i jemi mirënjohës përjetësisht donatorit fondacionit “Al Maktoum”.”

Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtar i fondacionit “Al Maktoum” gjatë fjalës së tij përcolli selamet e shejh Hamdan Al Rashid, i cili ka vëmendje të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai veç të tjerash tha se Qeveria e EBA-së ka vendosur Kosovën në krye të shteteve që meriton ndihmën tonë dhe me udhëzimet e EBA-së ne e shikojnë Kosovën si shtet mik dhe ndjekim nga afër situatën dhe gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe marrëdheniet tona po fuqizohen dhe ne ju shikojmë me një shikim vëllazëror dhe kjo është një fillim i vogël dhe ju premtojmë se do të angazhohemi edhe për projekte të tjera dhe për intensifikim të vizitave mes dy qeverive tona. Ai ka theksuar se Myftiu Tërnava dhe BIRK-u gëzojnë mbështetje të madhe në qeverinë e EBA-së dhe në popullit e saj.

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, i cili falënderoi donatorët dhe Myftiun Tërnava për këtë investim kaq të madh për Kamenicën.”U jemi shumë mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe, për gjithë investimet që kanë sjellë në Kosovë e së fundmi edhe në Kamenicë. Objekti i Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës, ndërtimi i këtij objekti, hapja e puseve e ndihmat për fëmijët jetimë të komunës sonë vijnë pikërisht nga këto shtete. Duke na ndihmuar kështu të rregullojmë mirëqenien e qytetarëve tanë e duke i mbështetur në të gjitha format.” tha ai.

Myftiu Tërnava duke marrë fjalën falënderoi donatorin nga Dubai, organet komunale për bashkëpunimin. Me këtë rast duke iu drejtuar të pranishmëve shprehu falënderime për delegacionin e kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtar i fondacionit “Al Maktoum” për investimet që po bëjnë në ngritjen e infrastrukturës së BIRK-ut.”

Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh kryetar i fondacionit “Al Maktoum” në emër të delegacionit falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.
Më pas vizituan hapësirat e selisë së KBI-së së Kamenicës i cili është një objekt modern dhe është një objekt që ofron kushte më të mira dhe më komode për punë, si dhe po ia shton bukurinë qytetit të Kamenicës me pamjen e saj e që plani i këtij objekti është njëri ndër më të rrallët në Kosovë. Kryerja e të gjitha punimeve të saj janë kryer me një cilësi dhe standard të lartë e të cilat tashmë po bëhen realitet. Objekti përbrenda ka zyra adminstrative, librari, qendër kulturore, lokale afariste etj, ndërsa jashtë saj, parking të mjaftueshëm për automjete, stazën për biçikleta, trotuarin e saj përcjellës për këmbësorë etj.
Në fund u dhanë edhe disa mirënjohje për Myftiun Tërnava dhe për mysafirët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…