Prishtinë,27 shkurt 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe me delegacionin e kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtari i fondacionit “Al Maktoum”, u pritën nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai fillimisht u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe i njohu ata me zhvillimet në komunën e Skenderajt si dhe me klimën e mirë dhe me bashkëpunimin tepër të frytshëm që kanë komunitetet fetare dhe me bashkëjetesën si karakteristikë të shqiptarëve. Ai po ashtu potencoi edhe kontributin e madh që ka dhënë EBA-ja para dhe pas luftës në fushën e arsimit, sigurisë dhe të projekteve të ndryshme anekënd vendit.
Në shoqërim të mysafirëve ishte edhe kryetari i Këshillit të BI-së së Skenderajt Ibrahim ef. Hoti, i cili falënderoi Myftiun Tërnava dhe fondacionin “Al Mektum” për ndihmën dhe për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e një sërë projektesh për KBI-në e Skënderajt.
Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg theksoi se ndihet i nderuar nga pritja tepër vëllazërore nga Myftiu Tërnava dhe zyrtarët e BIRK-ut. Ai vlerësoi sakrificën e familjes Jashari për liri dhe pavarësi. Ai gjatë vizitës komunës së Skënderajt premtoi se çdo kërkesë do t’ua përcjellë autoriteteve më të larta të EBA-së për aprovim sa më të shpejtë dhe se populli i EBA-së është mik i Kosovës.
Myftiu Tërnava dhe delegacioni po ashtu gjatë qëndrimit në Skënderaj vizituan kompleksin memorial të varrezave të Jasharëve në Prekaz, ku edhe bën lutje e dua për ta.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shqiptare vizituan ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh

Prishtinë, më 22 prill 2024 Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnav…