Prishtinë, 17 mars 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Malishevës z.Ragip Begaj. Pasi iu dëshiroi mirëseardhje Myftiu Tërnava e njoftoi mysafirin për organizimin e bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, si dhe me zhvillimet  dhe sfidat  që po ballafaqohet ky institucion. Myftiu Tërnava poashtu falënderoi kreun e KK të Malishevës z.Ragip Begaj për kontributin dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me Bashkësinë Islame  të Republikës së Kosovës qoftë në nivel lokal ashtu dhe atë qendror.
Nga ana e tij  kryetari i Malishevës z.Ragip Begaj falënderoi myftiun Tërnava për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e tij që bashkërisht të vazhdojnë në rrugën  e ndërtimit të institucioneve të shtetit dhe në të mirë të përgjithshme të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe për një mirëqenie  të vazhdueshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…