Prishtinë, 13 mars 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zëvendëssekretari Rexhep ef. Luma dhe zëvendëskryeimami Fatmir ef. Iljazi, zhvilluan një inspektim në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të punimeve në ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Tërdevc të komunës së Drenasit, që dalëngadalë po i afrohet finalizimit. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me zhvillimin e punimeve, çdo gjë po shkonte sipas planit dhe dinamikave të parapara me projekt dhe, duke shprehur entuziazmin dhe gëzimin e tij të madh që këtij fshati besimtar po i shtohet një xhami e dritshme dhe e bukur, tha: ”Pritet që së shpejti të bëhet edhe hapja e këtij tempulli fetar më se të nevojshëm për kryerjen e adhurimeve dhe mësimit fetar. Edhe lagjet e këtij fshati do të kenë xhaminë e tyre të re me infrastrukturën përcjellëse për zhvillimin e mësimbesimit për fëmijë dhe për aktivitetete të tjera të karakterit fetar dhe jo vetëm”.

Ndërtimi i kësaj xhamie është fryt i bashkëpunimit të Kryesisë së BIRK-ut me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam në Tiranë. Xhamia, edhe për shkak të vlerave të larta estetike si objekt, do të jetë shumë tërheqëse për frekuentuesit e saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…