Medreseja “Mehmed Fatih”në Podgoricë, me datën 04 Shkurt 2020, me rastin e Ditës Botërore të Mbulesës organizoi program për femra me temën “Edhe me mbulesë drejt qëllimit” . Programi filloi si zakonisht me pjesë nga Kurani i Madhëruar, duke vazhduar me poezi, monolog, dramë dhe Ilahi të përgatitura nga nxënëset e medresesë. Të ftuar të veçantë kishim mualimen nga Prishtina znj. Mihana Goga, e cila mbajti ligjëratën në po këtë temë. Ajo, fillimisht falënderoi drejtorin e Medresesë, Fuad Ćekić si dhe përgjegjësen e Medresesë së vajzave, znj. Brunilda Kajoshaj për ftesën. Duke folur për mbulesën mualimja Mihana Goga, përveç tjerash tha: “ Të jesh e mbuluar nuk do të thotë mbyllje brenda katër mureve, mbulim i mendjes, por do të thotë shoqërim me mbarë gjithësinë. Nuk do të thotë mos emancipim por do të thotë ti qëndrosh pranë shoqërisë në të mirë dhe në vështirësi. Të jesh e dobishme dhe e pa rrezikshme për ta. Të jesh e mbuluar nuk do të thotë analfabetizëm, por do të thotë njohje e Krijuesit dhe diturive universale. Do të thotë zhvillim dhe përparim i mendjes dhe jo zhveshje e trupit.” Ligjërata e saj u përkthye në gjuhën boshnjake nga profesoresha e Medresesë Fahreta Giliq.
-
Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim
Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav… -
Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit
Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav… -
Kryetari i LDK-së shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës
Prishtinë, më 26 mars 2024 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, …
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim
Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…