Prishtinë, 3 shkurt 2014
Me ftesë të Dr. Abdul Muhsin At Turki- sekretar i përgjithshëm i  Ligës Islame, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërneva, i shoqëruar nga Mr. Besim Mehmeti asistent në kabinet, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Bashkëpunimi Islamik” që po mbahet  në Meka të Arabisë Saudite, e cila  organizohet nën patronatin e mbretit të Arabisë Sauditë, Abdullah bin Abdulaziz Al Saud.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga 140 vende duke përfshirë Ministra, Myftinj, Udhëheqës të bashkësive Islame, dijetarë, përfaqësues të pakicave myslimane dhe shumë personalitete fetare të Botës Islame.
Konferenca mbahet nën moton “Bashkëpunimi Islamik”  e cila për 3 ditët (2-4 mars) do të trajtoj tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit mes shteteve Islame në sfera të ndryshme të jetës duke filluar nga ato politike, shoqërore, kulturore, arsimore, edukative, ekonomike etj.
Hapjen e konferencës e beri Dr. Abdul. Muhsin at Turki i cili u dëshiroi mirë se adhje të gjitha pjesëmarrëse.
Në ceremoninë  e hapjes  foli edhe  Myftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al Sheikh , ndërsa në emër të delegacioneve përshëndeti, Dr. Isam Al Din al Bashir- kryetari i Muxhmea Fikh Al Islami nga Sudani.
Në fund të ceremonisë  solemne konferencën e përshëndeti përmes fjalës së dërguar  edhe  Mbreti i Arabisë Saudite, Abullah bin Abdul Aziz al Saud,  të cilin e lexoi Emiri i Mekës, Mishal Bin Abdullah Al Saud.
Në falen përshëndetëse  të mbretit  vihet në pah nevoja për thellimin e bashkëpunimi mes shteteve Islame duke kërkuar zgjidhje për  shumë probleme me të cilat ballafaqohet Bota Islame. Mbreti  gjithashtu shprehu gatishmërinë e Arabisë Saudite për të kontribuar edhe më tej në këtë sferë, si dhe vuri  pah angazhimin, përkrahjes dhe kontributin e Arabisë Saudite për  paqen botërore.
Ne margjina të konferencës, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava  u takua më përfaqësues nga vendet të ndryshme si Ministra e Myftinj të cili i njohu me arritjet në  Kosovë.
Myftiu në të gjitha takimet që pati kërkoj nga bashkëbiseduesit kërkoi  të ushtrojnë ndikimin e tyre tek qeveritë për ta njohur e përkrahua Kosovën ata vende që ende se kanë njohur, ndërsa te ato që e kanë njohur, që ta përkrahin Kosovën në institucione dhe forumet ndërkombëtare.
Vlen të veçohet takimi i Myftiut Tërnava me  ministrin e çështjeve fetare të Algjerisë nga i cili myftiu  kërkoj kontribut e angazhim për  njohjen sa më parë të shtetësisë së Kosovës nga Algjeria.{gallery}mekk314{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…