Prishtinë, 18 maj 2017
Në prani të Myftiut të Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe të krytarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, në sallën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në ditën e dytë vazhdoi konferenca shkencore me titull “Medreseja Alauddin e Prishtinës – 65-vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” u paraqitën  37 kumtesa të ndarë  në katër seanca. Kjo konferencë  organizohen nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës (BIRK) dhe Medreseja Alaudin. Një ndër referuesit sot ishte  edhe dr. Nuridin Ahmeti  me kumtesën “Medreseja Alauddin në optikën e studiuesit shqiptarë”, i cli mes tjerash nënvizoi se “Nga shfletimi i shkrimeve, nënvizimi i deklaratave etj., të intelektualëve tanë, përforcohet mendimi se Medreseja “Alaudin” në Prishtinë, në optikën e tyre, ishte një institucion, në historikun e të cilit qëndron kontributi social, politik, kulturor e kombëtar, sidomos pas viteve të 90-ta. Vatër e cila, u bë pjesë e shumë halleve dhe brengave në të cilat kaloi populli ynë. Pas viteve të 90-ta mbeti qendra kryesore, ku ata llogaritnin për tubimet të karaktereve kulturore, shkencore e kombëtare”-tha ai.
Edhe kumtesa e z.Mead Osmanit zgjoi interesim tek publiku i cili për trajtim pat  temën ‘Institucionet edukativo-arsimore islame në Sanxhakun e Nishit në shek. XIX” ku  në elaboratin e tij veçoi se shkolla apo mektebi Islahhane bën pjesë në mesin e projekteve socio-kulturore të Mithat pashës në Ballkan. Kjo shkollë pasi që u themelua në Nish (1863) tregoi sukses të madh dhe u bë shkak që pastaj këto shkolla të ndërtohen  në Sofje, Resçuk dhe më gjerë. Ky institucion arsimor kishte për qëllim t’i edukonte dhe tu jepte një profesion fëmijëve të varfër dhe jetim dhe kështu që këta fëmijë pastaj të bëhen të dobishëm për rrethin dhe vendin ku do të jetojnë.

Gallery Wordpress Konferenca do të vazhdoj punimet edhe ditën e premte ku edhe pritet që pasdite të mbyll punimet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…