Kosova dhe populli i saj nuk kanë nevojë për interpretime të ngushta dhe ekstreme të parimeve fetare
Prishtinë, 17 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në mbledhjen e mbajtur sot me kryetarët e këshillave vendorë të BIK-së, ka kërkuar nga ata më shumë punë e angazhim në terren, respektivisht nëpër këshillat e BIK-së dhe xhematet gjithandej nëpër Kosovë.
Myftiu Naim Tërnava ka folur edhe për implikimet e kosovarëve në luftën e Sirisë, për se tha që BIK që nga fillimi ka pasur qëndrim të qartë e të konsoliduar se njerëzit tanë, në emër të fesë, nuk duhet të bashkohen në luftën e Sirisë apo në vatrat e krizës kudo qofshin ato.

Rastet e fundit, ku fatkeqësisht qytetarët tanë  u bënë pjesë e konflikteve në luftërat e huaja, janë tregues i qartë se duhet më shumë punë, angazhime e përgjegjësi nga të gjitha institucionet e këtij vendi për t’i edukuar drejt dhe për t’i mbrojtur nga indoktrinimet e mundshme të rrymave ekstreme.
Kosova dhe populli i saj nuk kanë nevojë për interpretime të ngushta dhe ekstreme të parimeve fetare, aq më pakë që feja të politizohet e të vihet në funksion të armiqësive që shkaktojnë luftëra, shkatërrime e gjakderdhje. Interpretuesit e tillë nuk e kanë  pëlqimin, miratimin dhe  bekimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…