Ballina Lajme Mbahet konferenca religjioni, media dhe dialogu ndërfetar

Mbahet konferenca religjioni, media dhe dialogu ndërfetar

Prishtinë, 6 korrik 2017
Organizuar nga misioni i OSBE-së në Prishtinë është mbajtur konferenca me temë “Religjioni, media dhe dialogu ndërfetar”. Në këtë eveniment merrnin pjesë përfaqësues të bashkësive fetare të Kosovës dhe përfaqësues të medieve të Kosovës. Në këtë eveniment nga BIRK-u mori pjesë Vedat ef. Sahiti dhe Rexhep Suma. Në këtë konferencë u shkëmbyen mendime mes liderëve fetarë dhe profesionistëve të medies se si të përmirësojnë mirëkuptimin e tyre të ndërsjellë dhe të bëjnë komunikimin efikas. Poashtu gjatë sesionit të dytë u trajtua portretizimi negative i fesë ne medie si dhe na mediet dhe se mediet mund të përmirësojnë kuptimin e tyre për çështjet fetare dhe dialogun ndërfetar dhe për këtë arsye të shmangin “stereotipizimin e dyfishtë”. Në këtë rrafsh u kërkua nga mediet që të jenë më të saktë, paanshëm dhe përgjegjëse si standarde kryesore profesionale të medies dhe duhet të jenë shtyllat e raportimit mbi çështjet fetare. Poashtu në këtë konferencë u diskutua edhe për dialogun ndërfetar, mediet dhe parandalimi I ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Latën

Prishtinë,14 nëntor 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në ta…