Prishtinë, 30 maj 2019

Nën organizimin e mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan al Nahyan, nga data 6 deri më 20 maj, në Dubai, u mbajtën Garat Ndërkombëtare të Kuranit, në kategorinë hifz.

Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në këto gara e përfaqësoi Uvejs Hadzi, i cili theksoi se ndjehet shumë i nderuar dhe i privilegjuar që ka qenë pjesëmarrës dhe përfaqësues i Kosovës në këto gara: “Jam shumë falënderues ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që po na japin. Përfaqësimi në këto gara ka qenë një nder i madh për mua, mirëpo edhe një përgjegjësi e madhe, për shkak të numrit të madh të shteteve pjesëmarrëse.”

Uvejs Hadzi ka qenë pjesëmarrës edhe në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat janë mbajtur në muajin tetor në Medine. Në këto gara, z. Hadzi kishte arritur që të shkonte në finale dhe aty zuri vendin e katërt, në kategorinë hifz. Finalja e këtyre garave është mbajtur në xhaminë e Pejgamberit a.s.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…