Marrëveshje mirëkuptimi mes BIK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë: imamët e Kosovës do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit

Prishtinë, 11 maj 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi ku njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’u ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit. Përmes këtyre ligjëratave po synohet deradikalizmi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava tha se feja jonë islame nuk ka asgjë të bëjë me terrorizmin e radikalizmin. BIK-u ka qenë zëri i arsyes gjithhmonë ku ka ngritur zërin e tij dhe ka bërë të ditur që Islami është larg këtyre dukurive. “BIK-u do të japë edhe më kontributin e vet në luftimin e çdo gjëje që shkon në dëm të Kosovës, do të jemi të përkushtuar që të luftojmë ekstremizmin. Do të jenë 20 imamë, besoj që janë imamë që neve na e ka marrë mendja që kanë përgatitjen e duhur dhe që janë të dëshmuar me kontribut. Do të kalojnë një verifikim dhe pastaj do të na jepet drita e gjelbër për fillimin e punës”- tha Myftiu Tërnava.

Kurse Ministri Tahiri tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit. Ky është një moment i rëndësishëm që presim një bashkëpunim të ngushtë”- ka thëna ai, duke shtuar se janë të përkushtuar që të respektojnë të drejtat e tyre. Tashmë kemi një propozim nga BIK-u, besojmë që ofron një integritet moral dhe ndihmon në deradikalizmin. Ka pasur literatura pa autorë dhe çdo literaturë që do te jetë në qendrat korrektuese do të jetë e autorizuar nga BIK-u.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…