Ballina Lajme Marrëveshja mes Bashkësisë Islame dhe Agjensionit e regjistrit civil jep frytet e para duke kursyer mbi 10 milionë euro

Marrëveshja mes Bashkësisë Islame dhe Agjensionit e regjistrit civil jep frytet e para duke kursyer mbi 10 milionë euro

Prishtinë, 7 shkurt 2016

Pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është arritur të largohen nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar joligjshëm duke kursyer mbi 10 milionë euro. Sipas Ministrit të Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në janar 2017 ishin më pak se 120 mijë, një kursim prej mbi 10 milionë euro. Nga afërsisht 137 -138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kalura ne shpejt do të bëjmë publike edhe masat tjera për kursime dhe nisjen dy skemave të reja (pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar) të cilat shpijnë drejt një reforme edhe më të thellë dhe gjithë përfshirëse.

Duhet theksuar se më 10 gusht 2016 në prani të  zyrtarëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të Agjencionit të Regjistrimit Civil, Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit, UNFPA-së dhe OSBE-së, në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës u bë përurimi i projektit të evidentimit të rasteve të vdekjes në Republikën e Kosovës. Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institucioneve të vendit.

Pasqyrë e pensioneve
Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Përurohet xhamia e fshatit Bujan të Lipjanit

Prishtinë, 22 korrik 2017 Me këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore në mënyrë solemne u…