Miratoi raportin e punës së Kryesisë, Buxhetin si dhe Shtimen e bëri me këshill të Bashkësisë Islame
Më 18 korrik 2012, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e katërt  në këtë përbërje të Kuvendit. Përpos delegatëve, në mbledhje qe i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë e bashkëpunëtorët e tij.
Pas leximit të një ashereje nga Kurani famëlartë, dhe fjalëve përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit, dr. Xhabir Hamitit dhe Myftiut mr. Naim Tërnava, kuvendarët fillimisht bënë verifikimin e delegatëve të rinj,  nga Presheva, Llukam Ibrahimi, Prishtina Shaqir Kqiku, Fushë-Kosovë Muharrem Tërnava, Rahoveci, Afrim Halilaj dhe Kaçaniku, Mensur Luma.

 

Më pas kuvendarët shqyrtuan Raportin e punës së Kryesisë së BI të Kosovës për periudhën prill-dhjetor 2011. Kuvendi në bazë të kompetencave mori në shqyrtim edhe Llogarinë përfundimtare për vitin 2011, me raportin e Komisionit financiar, dhe projektbuxhetin e vitit 2012.
Kuvendi debatoi edhe për zgjedhjet nëpër këshilla që janë mbajtur në fillim të këtij viti, si dhe për të arriturat, mangësitë sfidat dhe projektet që ka BIK.
Pas debatit e shqyrtimit të gjithanshëm Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mirtoj:
– Raportin e punës së Kryesisë së BIK për periudhën mars -nëntor 2011;
– Llogarinë përfundimtare për vitin 2011;
– Buxhetin për vitin 2012.
Kuvendi kërkoi nga Kryesia e BIK që sa më parë ti ri-shoh rregulloret bazë për funksionim e institucioneve të BIK, dhe të njëjtat t’ia paraqes Kuvendit të BIK.
– Kuvendi po ashtu miratoj edhe propozimin e Kryesisë së BIK që të themeloj Këshillin e Bashkësisë Islame në Shtime, si dhe bëri plotësimin e disa komisionve të Kuvendit me anëtarë të rinj.
– Kuvendarët e BIK, dënuan edhe sulmin fizik që koha më parë ka ndodhur ndaj kryeimamit të BIK, Sabri ef. Bajgora.
Në fund të seancës kuvendarët e BIK diskuat edhe për të ashtuquajturën Shoqatë sindikale, për se Kuvendi i BIK me shumicë të cilësuar u deklarua se e ashtuquajtura sindikatë nuk përfaqëson asnjë segmet të BIK.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…