Prishtinë, 24 prill 2013
Në ditën e fundit të vizitës së tij në  Kuvajt, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u prit nga zv. Ministri i Drejtësisë, Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Kuvajtit, dr. Adil al Falah.

Në takim Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për pritjen e ngrohtë  e vëllazërore si dhe e falënderoi qeverinë e Kuvajtit për njohjen dhe për përkrahjen e Kosovës në forumet  ndërkombëtare.  

Ndërsa nikoqiri shprehu interesimin e tij rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë e sidomos për procesin e dialogut. Me këët rast ai theksoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do e rris  bashkëpunimin e ndërsjel me BIK- un. Gjithashtu , al Falah shprehu gatishmërinë e Ministrisë për avancimin e marrëdhënieve të dy institucioneve në fusha të ndryshme. 

Te dy palët ranë në ujdi për nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi. Ne fund të takimit, Myfitu Tërnava i dhuroi nikoqirit Logon e BIK- ut të punuar me gur të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…