Prishtinë, 30 mars 2019

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën përpos anëtarëve të Kuvendit mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit dr. Ajni Sinani, i cili fillimisht iu shprehu mirëseardhje anëtarëve të Kuvendit, si dhe i falënderoi ata për punën dhe angazhimin e tyre. Ai gjithashtu përkujtoi ish drejtorin për Financa në Kryesi të BIRK-ut, Kasim ef. Gërgurin, për të cilin kërkoi nga të gjithë anëtarët që t’ia këndojnë nga një Fatiha.

Më pas, një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti kryetari i BIRK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili që në fillim përkujtoi dy shokët dhe bashkëpunëtorët për vite me radhë, të cilët para pak ditësh u ndanë nga kjo botë, profesor Qemajl Morinën, i cili kohë të gjatë punoi në Kryesinë e BIRK-ut, si dhe në Fakultetin e Studimeve Islame, si dhe ish drejtorin për Financa në këtë Kryesi, Kasim ef. Gërguri. “Para vetes kemi materialin që e ka përgatitur vetë tashmë i ndjeri Kasim ef. Gërguri, për të cilin lutemi që Zoti ta shpërblejë për mundin dhe kontributin e tij në të mirë të Islamin dhe myslimanëve. Vdekja e tyre ka lënë një zbrazëti të madhe në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”, tha ndër të tjerash Myftiu Tërnava. Ai kërkoi nga anëtarët e Kuvendit të që japin kontributin e tyre për avancimin dhe shtyrjen e proceseve përpara. Në rend të ditës, anëtarët e Kuvendit diskutuan shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Kryesisë së BIRK-ut për periudhën janar-dhjetor 2018, raportin e Komisionit Financiar të Kuvendit të BIRK-ut, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e Kryesisë (llogaritë përfundimtare) për vitin 2018, si dhe pika të tjera të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…