Delegacioni i BIK-së i cili po vazhdon vizitën disa ditëshe në shtetin e Kuvajtit nën udhëheqjen e  Myftiun  të Kosovës  Mr. Naim Tërnava,më  26 dhjetor u prit nga Ministri i drejtësisë dhe Çështjeve Islame dhe Vakufnore të Kuvajtit Dr. Sheridah Muashergji në Zyrën e tij në Kuvajt.

Ministri i dëshiroi mirëseardhje Myftiut duke theksuar se ndihet i nderuar me këtë vizitë, si dhe i uroi Myftiut qëndrim të këndshëm në Kuvajt.

Nga ana e tij Myftiu i Kosovës falënderoi nikoqirin dhe shtetin e Kuvajtit për mirëpritje dhe përkrahjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare sidomos për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi Ministrin për ndihmat e ndryshme që ka ofruar populli dhe qeveria Kuvajtiane  në Kosovë.

Myftiu poashtu diskutoi me ministrin mundësitë thellimit  të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kuvajtit në sfera të ndryshme. Ai njoftoi nikoqirin për zhvillimet në Kosovë dhe për punën dhe veprimtarin e BIK-së si dhe për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet. Në takim u cek edhe toleranca ndërfetare në Kosovë e cila është shembull i shkëlqyer për shumë vende të botës.

Ministri falënderoi Myftiun Tërnava për angazhimet e BIK-së dhe theksoi përkushtimin e qeverisë së Kuvajtit në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Ai gjithashtu premtoi përkrahjen e Ministrisë në disa projekte vakufnore të BIK-së.

 Gjatë takimit Myftiu ftoi Ministrin për një vizitë Kosovës, ku ai e mirëpriti dhe premtoi se shumë shpejt do ta realizon këtë vizitë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…