01 prill 2015
Në edicionin e 6 të garave ndërkombëtare të Kuranit në shtetin e Kuvajtit, i cili u hap me datën 1 prill dhe përfundoi më 8 prill 2015, konkursi u zhvillua në mes të 100 pjesëmarrësve nga më shumë se 50 vende të ndryshme të botës.
E gjithë ceremonia e organizuar nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Kuvajtit, u mbajt në hotelin glamuroz – Crown Plaza në qytetin e Kuvajtit.

Programin e ndoqi personalisht kryeministri i shtetit të Kuvajtit – Sheikh Xhabir El-Mubarek El-Hamad El-Sabah, shoqëruar nga Jakub Abdul Muhsin El-Thani, ministër i Drejtësisë, Vakëfeve dhe Çështjeve islame dhe Adil El-Felah, zëvendës ministër dhe kreu i Komitetit të Lartë të kësaj gare, të cilët u paraqitën edhe me fjalime përshëndetëse në ceremoni.
Një film dokumentar mbi garat e mëparshme Kur’anore ndërkombëtare dhe arritjet më të rëndësishme të garave të viteve të shkuara u shfaq para audiencës.
Kategoritë në të cilat konkurrentët obligoheshin të zgjedhin një prej tyre, për të fituar të drejtën e pjesmarrjes në garë, ishin:
1.    Memorizimi i tërë Kur’anit, me dhjetë “kiraete”
2.    Memorizimi i tërë Kur’anit, me një “kiraet”
3.    Lexim (recitim) i Kuranit me texhvid dhe performancë të bukur.
Në këtë edicion, Republika e Kosovës, respektivisht Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, u përfaqësua nga dy nxënës (hafizë) të Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë: Besir Musliu dhe Armend Beqiri, të cilët morrën lëvdata nga juria për bukur leximin që paraqitën.
Fituesit e konkursit u shpallën më datën 8 prill.
Prezantimi i stileve të ndryshme të recitimit të Kur’anit dhe përzgjedhja e recituesve të Kur’anit të rangut të lartë nga bota myslimane, ishin objektivat kryesore të konkurrencës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…