Prishtinë, 23 dhjetor 2012

Me rastin e festës së Kërshëndellave Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot i ka dërguar një telegramurimi ipeshkvit, Dodë Gjergji, në të cilin thuhet: 

I nderuari Ipeshkëv,

Dodë Gjergji

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e festës së Kërshëndellave t’Ju përgëzoj juve, gjithë meshtarët katolikë në Kosovë, si dhe besimtarët e krishterë.

 Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin, dhe jam i bindur se kështu do të jetë gjithmonë.

Këtë vit festat tona marrin kuptim dhe vlerë edhe më të madhe, për faktin se gjendemi në vitin jubilar të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë e mëvetësisë së shqiptarëve, për çka falënderojmë Zotin që na bëri të jemi prej kësaj gjenerate me fat që përjetuam këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin tonë.

I nderuar Ipeshkv, për pavarësinë e mëvetësinë e shqiptarëve s’ka dyshim se një kontribut të determinues dhe shumë të çmuar kanë dhënë edhe prijësit fetar të popullit tonë, e  të cilët në këtë përvjetor e në festat tona i kujtojmë me respekt e pietet.

Duke ju përshëndetur dhe duke ju uruar edhe një herë për këtë festë, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi, ju dhe gjithë besimtarëve të krishterë.

Me respekt,

Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…