Prishtinë, 11 qershor 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij: Ajni Sinanin, Resul Rexhepin, Sabri Bajgorën, Ahmet Sadriun, Fahrush Rexhepin, Besim Mehmetin, Ekrem Simnicën, Vedat Sahitin dhe Islam Hasanin. Bashkë me Glauk Konjufcën, Vlora Haxhimehmedin, Arben Vitinë, Edona Bajramin, Ajet Poterën dhe Eman Rrahmanin, bashkëbiseduam miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet,- u shpreh Albin Kurti. 

Me këtë rast Myftiu Naim Tërnava e falënderoi z. Kurtin për iftarin dhe respektin dhe theksoi se muaji i Ramazanit është muaj në të cilin njeriu duhet të jetë më solidar, të ndihmojë skamnorët dhe të kontribuojë për mirëqenie të përgjithshme të vendit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…