Prishtinë, 13 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajlin.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje kryetarit Ismajli, e më pas e njohu atë me punën dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nga ana e tij, kryetari Ismajli, e falënderoi për pritjen dhe e uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese.

Që të dy u pajtuan që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet BIRK-ut dhe Komunës së Shtimes në të mirë të qytetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…