Prishtinë, 16 mars 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin ef. Hoxha, vizitoi kryetarin e komunës së Vitisë z. Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi, është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në drejtim të promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe të tolerancës. Kryetari Haliti në këtë takim tha se komuna e Vitisë ka një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame dhe uroi që bashkëpunimi i tillë të vazhdojë edhe tutje, pasi që, sipas tij, ai është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Haliti, në shenjë respekti, i dhuroi një dhuratë simbolike Myftiut Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…