Prishtinë, 17 dhjetor 2013

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, të cilën e udhëhoqi Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, pasi një debati të hollësishëm miratoi  raporte vijuese:

 

-Raportin  mbi aksionin e  tubimit dhe prerjes së kurbaneve si dhe raportin e aksionit të tubimit të lëkurave të Kurbanit.

-Raportin mbi aksionin e tubimit të Sadakatul Fitrit dhe Zeqatit,

-Raportin  për organizimin e Haxhit të sivjem,

-Raportin për pranimin e nxënëseve në Medrese për vitin shkollor 2013/2014

-Raportin për pranimin e studentëve të FSI për vitin akademik 2013/2014.

Myftiu Tërnava ka vlerësuar punën që është bërë nga përgjegjësit në të gjitha dikasteret e ngarkuara, raportet e të cilave  i shqyrtoi Kryesia, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që në të ardhmen edhe më shumë t’i kushtohet kujdes sensibilizimit të besimtarëve tanë si për kubanë, për fitra,  ashtu edhe për zeqat që të japin  në fondin e BIK për mbarëvajtjen e institucioneve të BIK.

Vetëm fal mbështetjes dhe përkrahjes së besimtarëve tanë, institucionet e BIK arrijnë që të funksionojnë normalisht.

Më tutje Myftiu tha se një vëmendje të posaçme duhet kushtuar organizmit të Haxhit, duhet bërë informimin me kohë për besimtarët tanë të interesuar, si dhe duhet krijuar kushte sa më të mira që haxhijnjt sa më lehtë të kryejnë Haxhin.

Po ashtu, Myftiu tha se edhe medreseja e edhe FSI do kenë mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të BIK. Gëzon fakti që kemi interesim të shtuar si të nxënësve për medrese ashtu edhe të studentëve për FSI.

Kryesia e BIK, shqyrtoj edhe disa lëndë nga kompetencat kushtetuese.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…