Prishtinë, 30 janar 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sot mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e hapi Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava. Ai çmoi punën dhe angazhimin e anëtarve të Kryesisë për avancimin e proceseve dhe jetës fetare duke kujtuar se BIRK-u vazhdon të kontribuojë për mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve dhe për forcimin e mekanizmave ndërinstitucionalë.

Gallery Wordpress Po në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çëshjten e organizimit të Haxhit dhe mori vendimin që çmimi i pakos së Haxhit për këtë vit të jetë 3.800 euro. Po ashtu u vlerësua lart edhe organizimi dhe udhëtimi i parë i umrexhive, të cilët qëndruan në vendet e shenjta para disa ditësh. Në mbledhje u shqyrtuan edhe çështje dhe lëndë të tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…