Prishtinë, 21 maj 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Muhamed bin Rashid Al Mektum” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, shtroi iftar për administratën dhe imamët e këshillave të rajonit të Prishtinës dhe të Mitrovicës (këshillat e  Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Vushtrrisë, Podujevës, Drenasit, Skenderajt dhe Mitrovicës). Në këtë iftar morën pjesë 350 veta, i pranishëm qe edhe vetë Myftiu i Kosovës, Naim  Tërnava me një pjesë të Kryesisë, si dhe drejtuesit e këshillave vendorë.
Pas iftarit, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu Tërnava, i cili çmoi punën dhe aktivitetin që po bëjnë imamët në xhamitë e tyre, si dhe iu lut Allahut për pranim të agjërimit, namazeve dhe të ibadeteve të tjera. Myftiu Tërnava, gjatë fjalës së tij, i rikujtoi imamët për detyrat dhe përgjegjësitë që kanë, duke u kërkuar më shumë punë, sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…