Ashtu sikur ishte paraparë, me datën 15 prill 2013, u konvokua takimi i dytë me radhë për këtë vit, me kryeimamët e komunave të Republikës së Kosovës, pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm të tyre në terren, ashtu sikur edhe flasin raportet e përgatitura me shkrim nga ana e Këshillave të BIK.

Kryesuesi i mbledhjes, nd.kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Fatmir ef. Iljazi, pasi e hapi mbledhjen dhe i falenderoi të pranishmit për pjesmarrje, përcjelli përshëndetjet e Kryeimamit të Kosovës, Sabri ef. Bajgora i cili ishte në udhëtim jashtë shtetit, për të ftuar më pas Enes ef. Gogën (kryeimam në KBI, Pejë) për recitim të një pjese nga Kur’ani famëlartë.
Takimin e dytë për vitin 2013 me kryeimam të komunave të Kosovës, në emër të Myftiut, e përshëndeti zv. Myftiu i BIK, Dr. Fahrush ef. Rexhepi, i cili u shpreh: ”Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës ka qenë gjithmonë afër jush, dhe vazhdon të qëndrojë nëpërmes jush afër xhematit në përgjithësi. Ne, çmojmë dhe vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin tuaj në krye të sektorëve fetaro arsimor në institucionet e Këshillave të BIK. Ju jeni shtylla kryesore e Këshillit, ashtu që, vazhdoni të punoni me vetmohim, të organizuar e të bashkuar, sepse kjo eshtë mënyra e vetme për t’realizu synimet e fesë, për t’korr sukses dhe për të hapur shtigje të reja për gjeneratat që vijnë pas jush”.
Më tej, mbledhja vazhdoi në rrjedha normale, me elaborimin dhe diskutimin e pikave të rendit të ditës, duke dalë me konkluzione nga mbledhja që:  komisionet e sapoformuara për përgatitjen e planprogrameve vjetore dhe teksteve për vijuesit e mësim besimit në objektet fetare, të vazhdojnë me takimet dhe punën e tyre në ekip, ashtu sikur edhe komisioni për unifikimin e dokumantacionit që ka të bëjë me natyrën e punës së kryeimamit ,të bëjë përzgjedhjen e formateve dhe programeve elektronike më të avansuara dhe të lehta për përdorim, në periudhën sa më të shpejtë kohore, në mënyrë që të lehtësojë punën e secilit kryeimam në Këshillin prej nga ai vjen. Gjatë ditëve në vijim u caktua që të mbahen edhe seminaret regjionale me imam për të diskutuar mundësinë e centralizimit të anëtarësisë në ato komuna ku centralizimi nuk funksionon. Këto seminare do t’i udhëheq, përveç përfaqësuesve të Kryesisë, edhe komisioni tre anëtarësh, i propozuar nga po kjo mbledhje.
Takimi i radhës do të mbahet me datën 10 qershor.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…