Prishtinë, 28 prill 2017
Kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora të premten me datë 28.04.2017, mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e fshatit Kçiq të Mitrovicës. Të ngazëllyer me vizitën e kryeimamit, imami Jetish ef. Berisha së bashku me banorët e fshatit i uruan mirëseardhje, duke shprehur falënderime dhe kënaqësi për këtë vizitë. Gjatë ligjërimit të tij, përveç tjerash kryeimami Bajgora u lut dhe bëri dua për shpirtrat e të gjithë paraardhësve tanë, që me fanatizëm dhe me besnikëri përcollën te gjeneratat e reja amanetin e Zotit, fenë e pastër islame, të cilën e kishin pranuar si dhuratë tash e gjashtëqind vjet më parë.

Gallery Wordpress “Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën më të përsosur, dhe e dalloi me mendje dhe me logjikë, e pikërisht në këtë pikë e bëri më të veçantë duke i dhënë epërsi ndaj çdo krijese tjetër mbi sipërfaqen e tokës. Thotë Allahu në Kuran: “E kemi krijuar njeriun në formën më të bukur, në formën më të përsosur.” Një krijesë me intelekt, e kompletuar në çdo aspekt, e krijuar me qëllimin e vetëm njohjen e Krijuesit të tij dhe adhurimit të tij, zemra e të cilit pulson vetëm për dashurinë ndaj Allahut, i tilli meriton kënaqësinë dhe begatitë e Allahut në të dy botët. Të tillë ishin prindërit tanë, të cilët iu mbijetuan katrahurave të ateizmit dhe komunizmit, që ne sot të marrim frymë lirshëm, të falemi dhe ta shprehim lirshëm besimin tonë në Zotin xh.sh.,”u shpreh mes tjerash kryeimami Bajgora. Ai po ashtu i përgëzoi banorët për afrimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i uruar ata dhe duke i nxitur që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe të pendohen për gabimet dhe lëshimet e së kaluarës. Kryeimami gjatë vizitës ishte në shoqërim edhe të zv/kryeimamit Fatmir ef. Iljazi dhe të zv/sekretarit Rexhep ef. Luma.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…