Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës,në mbledhjen e mbajtur më 31 maj 2014 ,pas shqyrtimit miratoi rregulloren për prerjen e kurbaneve. Me këtë akt Bashkësia Islame rregullon tubimin, prerjen, shpërndarjen dhe destinimin e kurbaneve.

Kryesia e BIK, po ashtu, shqyrtoi dhe miratoi edhe rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të KMSH dhe dekanit të FIS-së, me të cilin rregullohet procedura e zgjedhjes së anëtarëve për Këshillin Mësimor Shkencor në Fakultetit e Studimeve Islame të Prishtinës, si dhe procedura e zgjedhjes së dekanit të FSI. Në mbledhje Kryesia debatoi edhe për tendencën e implikimit të disa të punësuarve tanë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit, veprim të cilin e konsideron shkelje të akteve normative të BI-së dhe të sanksionueshëm.
Kryesia shqyrtoi edhe një numër të raporteve dhe lëndëve nga terreni.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…