Prishtinë, 23 dhjetor 2015
Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë. Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet:

TELEGARMURIMI
I nderuar Ipeshkëv Dodë Gjergji
Me rastin e Kërshëndellave, Juve, të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta .
Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin  e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë.
Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë.
I nderuar Ipeshkëv
Në këtë ditë feste, duke Ju uruar ngrohtësi e lumturi Juve dhe besimtarëve Tuaj edhe një herë, shpreh përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen, dashurinë e vëllazërinë si vlera të pacenuara të populli tonë.
Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim efendi Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…