Të dielën më 07.07. 2013 në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtor mori pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Kraishtë të komunës së Lipjanit. Fshatarët në bashkëpunim me KBI të Lipjanit kishin përgatitur një manifestim solemn, ngase për herë të parë në historinë e tyre po hapin një xhami në fshat, pothuajse të gjithë banorët pa dallim moshe e gjinie kishin dalur të marrin pjesë në këtë ditë të madhe festive për fshatin.

Myftiu Tërnava i uroi besimtarët për kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj xhamie të bukur, dhe se vërtetë xhami ndërtojnë vetëm besimtarët e drejtë. “Kam dy urime për ju: urimin e xhamisë së re dhe urimin e muajit të madh të Ramazanit, që tani me ju po e pret edhe kjo bukuroshe e fshatit.”- tha, mes tjerash, Myftiu Tërnava. Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ai i Hanit të Elezit, Refki Suma, si dhe shumë të ftuar të tjerë nga këshillat e BIK.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…