Prishtinë, 5 mars 2013
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së  Kosovës të kryesuar nga kryetari Mensur Morina, Valmir Ahmeti – nënkryetar, Murat Murati – Sekretar i Përgjithshëm dhe Genc Berisha – zv. sekretar.
Kryetari i KQVR-së Morina pasi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë e njohu për aktivitetet dhe veprimtaritë e KQVR si dhe për bashkëpunimin me organizata simotra edhe jashtë vendit.

Myftiu Tërnava i falënderoi për vizitën në BIK dhe për gatishmërinë e tyre të bashkëpunojnë me BIK, e në veçanti me Departamentin e të Rinjve pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i inkurajuar që edhe më tej të shtojnë aktivitetet dhe kontributin e tyre në të mirë të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të të rinjve në Kosovë, ngase siç tha Myftiu: ” Rinia me energjinë dhe motivin e tyre gjithmonë ka nisur proceset dhe kanë quar përpara të gjitha zhvillimet e mbara për vendin tonë dhe gjithmonë mbi supet e rinisë mbetet amaneti i vendit dhe i popullit të Kosovës.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…