Të shtunën më 11 gusht, në një manifestim solemn, ku qenë i pranishëm zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozgad  me bashkëpunëtorë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, kryetari i KBI-së së Kaçanikut, Florim Neziraj si dhe shumë xhamatlinj e të ftuar të tjerë, u bë përurimi i punëve për restaurimin e Xhamisë së Koxha Sinan Pashës.

 

{jathumbnail}Restaurimin e xhamisë, që është një objekt monumental, e ka marrë përsipër Komuna e Burës që udhëhiqet nga Rexhep Alltepe,  me origjinë nga Gjilani.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu Tërnava ka falënderuar institucionet e specializuara të Turqisë që po ndihmojnë në restaurimin e objekteve monumentale në Kosovë. Ndërsa, për objektin në fjalë një falënderim të posaçëm, Myftiu i bëri kryetarit të Bursës, Rexhep Altepe dhe komunitetit shqiptar, që në numër të madh jeton atje.
Kryetari i Bursës, Rexhep Atlepe tha se xhamia do të restaurohet dhe do t’i kthehen të gjitha vlerat që i ka pasur në gjendjen e saj fillestare. Jam i bindur që shpejt xhamia do jetë në funksion të besimtarëve. Ne në të ardhmen do realizojmë edhe projekte të tjera në Kosovë dhe në vende tjera.
Zëvendëskryeminstri turk , Bekir Bozgad tha se Kosova dhe Turqia janë dy vende mike, ndërsa popujt e dy vendeve janë vëllezër. Kosova ka qenë gjithherë e rëndësishme për ne, dhe e tillë do jetë edhe në të ardhmen. Ne do të mbështesim Kosovën në të gjitha fushat.
Kryetari i KBI-së Kaçaniku, Florim Neziri pasi falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje, një falënderim të posaçëm bëri për donatorët, ai foli për historikun e xhamisë dhe për rëndësinë e restaurimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…