Dje, ditë e martë, më 16.10.2018, në Kajro, filloi punimet konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm Botëror i Autoriteteve Fetare per Fetva, e kryesuar nga Myftinia e Egjiptit, me titull: Përtërirja në Fetva – teoria dhe aplikimi.

Në këtë konferencë ku po marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 73 shteteve të botës, edhe Kosova, gjegjësisht Bashkësia Islame e Kosovës po përfaqësohet nga këshilltari i lartë i Myftiut, Vedat ef. Sahiti, i cili është sekretar i Këshillit të Lartë për Fetva të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe anëtar i Këshillit për Fetva të Këshillit të Shteteve të Evroazisë.

Temat që do të trajtohen në këtë konferencë janë nga të gjitha fushat e jetës njerëzore, duke filluar nga ato shoqërore, ekonomike e politike.

Emrat më eminentë të dijetarëve të fesë islame do të kenë paraqitjet e tyre dhe, pas diskutimeve, do të publikohen konkluzionet në të cilat do të arrijë Këshilli më i Lartë i këtij trupi, i kryesuar nga kryetari i ketij organi, njëherit edhe Myfti i Egjiptit, prof. dr. Shevki Ibrahim Alam-i.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …