Me këtë konkurs, synohet të nxiten të rinjtë, nxënës e studentë, në njërën anë të ushtrojnë aftësitë e tyre shkrimore e letrare dhe, në anën tjetër, të shprehin njohuritë e të shfaqin dashurinë për më të mirin e njerëzimit, Muhamedin a.s., të cilin Zoti, siç e thotë në Kuran, e ka dërguar mëshirë për të gjithë.

Kriteret e esesë janë:

· Të jetë krijim origjinal

· Të mos jetë botuar më parë

· T’u përmbahet rregullave të shkrimit standard

Të jetë e gjatë 1-2 faqe

Konkursi vlen për të dy gjinitë, mosha e atyre të cilët kanë të drejtë konkurrimi është nga 15 deri në 25 vjeçare. Për të marrë pjesë, dërgoni esenë në adresën: [email protected], në e-mailin: [email protected] , ose në faqen tonë në facebook: “koswomen Bik”

Afati i fundit i dërgimit të eseve është më 12 nëntor 2017.

Çmimet:

Çmimi i parë: 100€

Çmimi i dytë: 70€

Çmimi i tretë:50€

Esetë do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe tri të parat do të botohen në revistën “ Dituria islame”.

Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni një set me botime të BIK-ut.

Ndarja e çmimeve do të bëhet në ceremoni festive në Muajin e Mevludit.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…