Konkurs

30 dhjetor 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë

Shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

1. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Ramjanë;

2. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Smirë;

3. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Gjylekarë i Epermë;

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës)

2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar

6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit

* Certifikata e lindjes

* Certifikata shëndetësore

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar

* Vërtetimi për përvojën e punës

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare

* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional

* Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    24.06.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti, shpallë: K O N K U R S Për plotësimin e v…
  • Njoftim në lidhje me Haxhin 2020

    Njoftim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me Haxhin 2020Kryesia e Bashk…
  • Konkurs

    17.06.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj, shpallë: K O N K U R S Për plotësimi…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

24.06.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti, shpallë: K O N K U R S Për plotësimin e v…