Konkurs

16 korrik 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit
Shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:

1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit

2. Referent i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit për shërbime fetare

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (për vendin e punës “sekretar” vlen edhe Fakulteti i Juridikut);

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;

3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;

6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës;

7. Për vendin e punës “sekretar” të ketë përvojë pune së paku 5 vjet në Bashkësinë Islame.



Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;

* Certifikata e lindjes;

* Certifikata shëndetësore;

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;

* Vërtetimi për përvojën e punës;

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;

* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional;

* Letërnjoftimi (fotokopje).

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Mundësi aplikimi për bursë

    Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim (IDB), njofton të…
  • Konkurs

    Prishtinë, 21 janar 2020 Produksion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, shpall Kon…
  • DEKLARATË PËR OPINION

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Igballe Berisha- …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Mundësi aplikimi për bursë

Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim (IDB), njofton të…