Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 65-vjetorit të veprimtarisë së Medresesë së Mesme “Alaudin”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Medresesë, organizojnë:

Konferencë shkencore, kushtuar kësaj vatre arsimore fetare dhe kombëtare.

Tezat Orientuese:

1. Historia e arsimit islam te shqiptarët;
2. Shkollat paramedresore (mejtepet) në Kosovë;
3. Zhvillimi dhe përhapja e medreseve tek ne gjatë periudhës osmane;
4. Medresetë më të njohura në Kosovë;
5. Bibliotekat e medreseve tek ne;
6. Medresetë në Kosovë midis dy luftërave botërore;
7. Kontributi i medreseve për arsimin kombëtar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore;
8. Rrethanat politike, shoqërore dhe arsimore në kohën e hapjes së Medresesë së Ulët në Prishtinë;
9. Medreseja “Alaudin” në Prishtinë shkollë e mesme islame shqiptare;
10. Kontributi i medresesë “Alaudin” në arsimimin dhe edukimin e rinisë;
11. Kontributi i medresesë “Alaudin” në arsimimin dhe edukimin e femrës;
12. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimimin e kuadrit fetar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Sanxhak;
13. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimimin e kuadrit fetar në Shqipëri pas periudhës komuniste;
14. Kontributi i medresesë “Alaudin” për Diasporën tonë
15. Kontributi i medresesë “Alaudin” për kauzën kombëtare (ngjarjet e ’68, ’81, ‘89, ’90, ‘99 etj.);
16. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimin shqiptar gjatë viteve 1990-1999;
17. Kontributi i medresesë “Alaudin” gjatë lëvizjes popullore në Kosovë (1990-1999);
18. Kontributi i medresesë “Alaudin” gjatë luftës së UÇK-së (1998-1999);
19. Dëshmorët medresantë në luftën e fundit në Kosovë;
20. Kontributi i medresesë “Alaudin” për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave dhe trashëgimisë tradicionale islame-shqiptare;
21. Medreseja e Mesme “Alaudin” përballë sfidave dhe kërkesave të kohës;
22. Kahet dhe orientimet e medresesë së Mesme “Alaudin” (planprogramet, statusi, perspektiva etj.);
23. Medreseja “Alaudin” në shtypin e kohës (në periodikun islam, shtypin shqiptar, boshnjak, arab etj.);

Ftesë:
Ftojmë të gjithë studiuesit, publicistët, pedagogët, ish-nxënësit, bashkëpunëtorët, aktivistët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare dhe fetare, që me Kumtesa, materiale, kujtime të shkruara, foto, dorëshkrime, dëshmi etj. të kontribuojnë në ndriçimin e veprimtarisë së Medresesë.
Konferenca mbahet në mesin e muajit maj 2017.
Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet deri më 21 prill 2017, me rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe.
Kumtesat e përfunduara, versioni për lexim dhe për botim duhet t’i dorëzohen Këshillit organizativ, respektivisht sekretarisë, ditën e mbajtjes së Konferencës.
Kumtesa për lexim në konferencë nuk duhet të ketë më shumë se 5 faqe, kurse ajo për botim deri një tabakë autori, por jo më pakë se 7 faqe.

Presim kontributin Tuaj!

Adresa për paraqitje:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Rr. “Bajram Kelmendi”, 84 , 10 000 Prishtinë
Tel.++ 381 38 224 024

E-mail: [email protected]
fb:Bashkësia Islame e Kosovës

KËSHILLI ORGANIZUES

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…