Prishtinë,25 maj 2016
Më 25 maj një delegacion i Komunitetit Mysliman Shqiptar të kryesuar Ali Zaimi nënkryetar i KMSh-së  qëndroi në Kryesinë e Bashkësisë  Islame të Kosovës me ç’rast u prit nga Myftiu Naim ef Tërnava.

Myftiu Tërnava pasiqë iu dëshiroi mirëseardhje mysafir ëve   i falënderoi për vizitën dhe i njohu përkitazi me aktivitetin e Bashkësisë  Islame të Kosovës dhe me rrjedhat e saja të përgjithshme. Myftiu Tërnava çmoi lartë bashkëpunimin mes dy institucioneve duke vlerësuar se takime të tilla vëllazërore janë të nevojshme në koordinimin dhe bashkëpunimin reciprok

Edhe  Ali Zaimi, nënkryetar i KMSh-së falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësoi  rolin   që po luan BIK n ë ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se bashkërisht  do të bashkëpunojnë  në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…