Ballina Njoftime DEKLARATË PËR OPINION

DEKLARATË PËR OPINION

Prishtinë, 6 korrik 2015
Kryesia e BIK-ut me shqetësim ka marrë lajmim për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushik të Drenasit, për çka ndien keqardhje për këtë aksident. Kryesia e BIK është e shqetësuar me tendencën e disa  medieve për t’i dhënë karakter fetar.

Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente.
Populli ynë dhe Bashkësitë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor, e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazërorë. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen.

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 26 shkurt 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: Ten…