Prishtinë, 28 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët,  zhvilloi një takim me udhëheqjen komunale të Vitisë, ku u pritë nga kryetari i komunës, Sokol Haliti. Fillimisht, myftiu  Naim Tërnava, uroi e përgëzoi kryetarin e Vitisë për detyrën e re, e më pas  theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi është angazhuar t’i ndihmoi proceset pozitive në vend.

Myftiu në bisedë më udhëheqjen e Vitisë u shpreh se Bashkësia Islame  ka dhënë një kontribut në shtetndërtimin e vendit, si dhe do të angazhohet që së bashku me gjitha institucionet të ecim përpara në forcimin e shtetit të Kosovës. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin, myftiu Tërnava u interesua për  zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, me theks të veçantë në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Kryetari Haliti e njohu myftiun me aktivitetet komunale dhe planet për të ardhmen, ndërkohë ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me degën e Bashkësisë Islame në Viti. Në këtë takim janë shqyrtuar edhe mundësit për realizimin e projekteve të përbashkëta të komunës me BIK-un dhe për bashkëpunimin në të ardhmen. Kryetari i komunës Sokol Haliti në shenjë respekti, ka nderuar myftiun Tërnava me një mirënjohje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…