Prishtinë, 5 qershor 2016
Myftiu Tërnava priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kosovës z. Kadri Veselin. Me këtë rast kryetari Veseli i uroi për këtë muaj të madhërishëm, dhe nëpërmjet tij të gjithë besimtarët islamë në Kosovë. “Ky muaj na e përkujton sakrificën e njeriut për njeriun, si dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit Ramazan do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë në vigjilje të muajit të madhërishëm, duke e konsideruar si të një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për të gjithë besimtarët myslimanë. Myftiu gjithashtu, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin e tij personal, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit Ramazan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…