Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafa

Myftiu Tërnava priti kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafa

Prishtinë, 27 janar 2012

 Takim

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot  kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorë, të cilin pasi  e falënderoj për vizitën e njohu atë me  sfidat dhe sukseset  e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin e  Komunës së Gjilanit me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, bashkëpunim ky që mund të shërbej si model dhe shembull edhe për komunat tjera.

“Bashkëpunimi, duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm të qytetareve, është në të mirë të të gjithëve, madje është në të mirë edhe të vet shtetit të Kosovës”- tha  ndër të tjerat Myftiu Naim Tërnava.

Fal bashkëpunimit tuaj me Bashkësinë Islame ne kemi vendosur që në Gjilan të financojmë ndërtimin e një çerdheje për fëmijë, e cila do të jetë pjesë e institucioneve edukative e arsimore që funksionojnë në kuadër të BIK.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit, z. Qemal Mustafa, tha  se Komuna e Gjilanit ka kultivuar bashkëpunim të shkëlqyer me Bashkësinë Islame të Gjilanit në funksion të besimtarëve dhe qytetarëve tanë.
Kryetari Mustafa, gjithashtu, falënderoj Myftiun për përzgjedhjen e Gjilanit për realizimin e projektit të çerdhes, sepse për ne kjo ka domethënie të madhe dhe Gjilani realisht ka nevoje për të.
Në takim u bisedua edhe për medresenë në Gjilan pas ndërtimit të Godinës se re dhe se shumë shpejt  do të bëhet edhe hapje zyrtare e saj.
Kryetari Mustafa me bashkëpunëtorë vizitoj edhe objektin e ri të Fakultetit të Studimeve Islame, ku u pritën nga dekani, prof. dr. Qazim Qazimi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

URIMI I MYFTIUT PËR MEVLUDIN E PEJGAMBERIT A.S.

Sonte, e mbarë bota islame shënon ditëlindjen e krijesës më të dalluar, Pejgamberit të fun…