Prishtinë, 17 maj 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot mbajti mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ua uruar atyre edhe zgjedhjen, gjegjësisht rizgjedhjen e tyre në krye të Këshillave vendorë të BIK-ut.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij theksoi se kemi një amanet dhe përgjegjësi para Zotit dhe vendit, dhe qëllimi ynë final është ta dimë pse kemi ardhur në këtë jetë, dhe bazuar në punën dhe angazhimin tonë t’i çojmë përpara proceset që kanë të bëjnë me BIK-un. “Bazuar në punën që po bëhet nga Këshillat e BIK-ut, mund të themi se jemi të kënaqur me punën që po bëhet në terren, por mbetet të shtohet vëllimi i punës dhe të kemi qasje edhe më sistematike, e që do të sillte rezultatet edhe më të mëdha. Është fat i madh që Kosova nuk ka probleme fetare dhe që kemi arritur të ruajmë frymën e bashkëpunimit në mes nesh, por edhe me komunitetet tjera në Kosovë dhe më gjerë”, tha myftiu Tërnava.

Duke folur për prioritetet e BIK-ut, ai tha se kemi arritur të ndërtojmë një kulturë pune, dhe sot gjithë Këshillat e BIK-ut punojnë dhe kanë një strukturë shumë të mirë në aspektin e organizimit të brendshëm, dhe ky është një realitet. Dhe, në anën tjetër, gjithashtu Këshillat janë të përgatitur për përgjegjësinë që kanë marrë mbi vete. “Sigurisht se kjo kulturë pune është krijuar me mund e djersë, prandaj punët në terren qëndrojnë mirë. Përgjegjësinë duhet ta kemi në shpirt dhe kudo që të jemi, pra se e kemi marrë këtë përgjegjësi andaj edhe duhet kryer”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava.

Takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen, dhe do të diskutohen problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen Këshillat e BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…