Prishtinë, 12 korrik 2012
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava vizitoj Kuvendin komunal të Kaçanikut ku u prit nga kryetar i Kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi.

Myftiu i Kosovës shoqërohej edhe nga Dr. Farush Rexhepi, e Dr. Vedat Sahiti, ndërsa prezantoi edhe  Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) të Kaçanikut, Florim Neziraj. MyftiuTërnava e ka uruar kryetarin Ilazi për marrjen e pozitës së kreut të Komunës dhe i ka uruar punë të mbarë dhe suksese në punë.

 

{jathumbnail}Duke folur për misionin e BIK-ut, ai i ka thënë kryetarit se BIK-u zhvillon aktivitetin bazuar në Kushtetutën e saj dhe është institucion që ka Këshillat e Bashkësisë Islame në komunat e Kosovës përmes një rrjeti të organizuar mirë. Myftiu Tërnava e ka shprehur edhe shqetësimin e tij lidhur me telashet e shkaktuara në KBI  të Kaçanikut me rastin e zgjedhjeve të reja për kryetar në këtë institucion fetar. “Në xhami duhet të kthehet rendi dhe ligji” u shpreh myftiu Tërnava ndërkaq kryetari I Komunës, z. Besim Ilazi ka thënë se komuna nuk synon të ndërhyj në autonominë e BIK-ut por është e interesuar që problemet e shkaktuara të zgjidhen në mënyrën më të mirë të mundshme. “Problemet në xhami duhet të zgjidhen edhe për shkak se rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve” i ka thënë z. Ilazi, kreut të BIK-ut, z. Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…