Prishtinë, 2 shtator 2016
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Myftiu Tërnava pasi i uroi suksese ambasadore në mision e saj të ri në Kosovë e njohu atë shkurtimit me historikun dhe organizmin e BIK-ut. Po ashtu Myftiu potencoi edhe faktin se BIK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me DIJANET-in,  si dhe vlerësoi lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë. Myftiu falënderoi ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës.
Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të angazhohet që të rrisë nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…