Prishtinë, 26 tetor 2012

 

Me rastin e festës së festës së Kurban-Bajramit Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ora 9-12, organizoi pritje urimi. Për t’i uruar  krerët e BIK, të prirë nga Myftiu Naim Tërnava për festën e Bajramit, selinë e BIK-së e vizituan përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, të partive të ndryshme e të institucioneve shkencore, fetare e kulturore publike dhe individë nga qendrat e Kosovës dhe nga jashtë.

Nga institucionet:
Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar me zëvendëskryeministrin- Hajredin Kuçi dhe ministrin e shëndetësisë, Ferid Agani; Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës – Dodë Gjergji; Kryetari i Prishtinë, dr. Isa Mustafa, Komandanti i KFOR-it – Volker Halbauer, shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Zarif Farid.

Nga partitë politike:
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpuntorët, një delegacion i AAK-së, i prirë nga Ahmet Isufi; si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…