Prishtinë, 17 korrik 2016
Më 17 korrik, në mënyrë solemne u bë inaugurimi i tre projekteve madhore në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, si: renovim i zyrave të KBI të Suharekës, lokaleve afariste dhe ndërtim i xhamisë në fshatin Sallagrazhdë – donacion nga Organizata Mohammed Bin Rashid Al Maktoum Humanitarian & Charity Est, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në hapjen e këtyre lokaleve dhe ndërtimin e selisë së KBI të Suharekës mori pjesë edhe myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, dhe tha se tanimë ky Këshill ka plotësuar nevojat dhe kërkesat që ka pasur, dhe se inaugurimi i selisë dhe lokaleve afariste (vakëfeve) ka një domethënie dhe vlerë të madhe për këtë vend.

Myftiu në takimin që zhvilloi me administratën dhe imamët në KBI të Suharekës, tha se Kryesia e BIK-ut vazhdimisht do të jetë në përkrahje të projekteve që paraqesin Këshillat anekënd Kosovës, dhe të kompletojë infrastrukturën e çdo Këshilli. Ai në fjalën e tij kërkoi punë dhe përgjegjësi edhe më të madhe në realizmin e përgjegjësive dhe amanetit që kemi marrë, dhe të ketë në nivel të detyrës dhe përgjegjësisë. Para namazit të drekës myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë edhe në hapjen e xhamisë së Sallagrazhdës, ku qenë edhe përfaqësues të Komunës së Suharekës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, famullitari i kishës së fshatit, Robert Jaka, si dhe shumë besimtarë dhe hoxhallarë. Edhe ky investim është bërë nën kujdesin e Bashkësisë Islame të Kosovës, me donacion nga Organizata Mohammed bin Rashid Al Maktoum Humanitarian & Charity Est, nga EBA.
Kryetari i KBI të Suharekës, Halim ef. Shehu, pasi i falënderoi mysafirët dhe donatorin nga EBA, Salih El Mazrui për këtë investim me rëndësi jetike për këtë Këshill, falënderoi edhe myftiun Tërnava për mundin në realizmin e këtij projekti me rëndësi të madhe. Ai, mes tjerash, tha se xhamitë janë vendi ku adhurohet Zoti dhe edukohen besimtarët me edukatën e lartë të Kuranit dhe Sunetit. Më pas ai foli për tolerancën ndërfetare, që është e pranishme në këtë fshat në mes myslimanëve dhe komunitetit katolik, e që si e tillë është një pasuri që duhet ruajtur. “Xhamia është vend ku mësohet feja, mësohen besimtarët se si të pajisen me moral të lartë, si të jemi më solidarë, të afruar dhe të bashkuar mes vete. Këtu mësohet toleranca dhe bashkëjetesa mes komuniteteve fetare”, tha ai.
Në emër të kryetarit të Komunës së Suharekës një fjalë rasti mbajti Vitor Markaj, i cili uroi besimtarët dhe BIK-un për këtë objekt, duke thënë se në xhami predikohet paqja, lutet Zoti dhe është vend ku edukohen gjeneratat tona, që të jemi të gjithë në rrugën e Zotit. “Sallagrazhda është shembulli më i mirë i bashkëjetesës së feve, dhe kjo është dëshmi përgjatë viteve. Uroj që kjo të vazhdohet dhe të kultivohet edhe më në gjithë vendbanimet tona”, tha Markaj.

Myftiu Naim ef. Tërnava, me ta marrë fjalën, uroi për këtë shtëpi të Zotit, dhe tha se feja islame është fe e paqes dhe thërret në të mirë , larg çdo radikalizmi, fundamentalizmi apo terrorizmi. “Kurani, si libër përmbledhës i të gjitha shprehjeve hyjnore të mëhershme, udhëzues për njerëzimin mbarë , për të gjithë ata që kanë vullnet ta mësojnë, ndër të tjera urdhëron e thotë se xhamitë janë shtëpi të Zotit, dhe aty nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Krijuesit – Zotit Një. Prandaj, me rastin e rindërtimit të kësaj xhamie, në këtë vend kaq të mirë, duhet ditur se ndërtimi dhe rindërtimi i objekteve fetare rizgjon ndjenjën tonë të brendshme që njerëzit të besojnë në atë se ekziston një Zot, dhe një ditë do të dalim para Tij për të dhënë llogarinë përfundimtare. Islami nuk është fe që urdhëron në terrorizëm, radikalizmi. Të gjithë ata që mundohen t’ia përshkruajnë Islamit këtë, duhet t’u themi se janë njerëz që nuk e dinë Islamin. Mund të spekulohet në emër të Islamit, por feja jonë është paqja, se Islami është feja që ia përmbush njeriut të gjitha nevojat shpirtërore, familjare dhe shoqërore”, tha myftiu Tërnava

Kurse famullitari Robert Jaka, duke e përshëndetur këtë tubim, përgëzoi dhe uroi për këtë shtëpi të Zotit. “Shtëpitë e Zotit, si xhamitë dhe kishat, japin gjithmonë paqe e mirësi, dhe këtë frymë të tolerancës gjithmonë na e kanë dhënë të parët, pra të jemi bajraktarë të këtij primati të tolerancës në krejt Evropën, dhe shembull i mirë. Unë gjithmonë e marr si shembull vëllazërie e bashkëjetese, se si njëri me tjetrin, të besimit islam dhe katolik, i urojmë festat Bajram e Pashkë, por edhe jetojmë bashkë duke ndarë çdo gëzim e hidhërim”, tha famullitari Jaka.

Myftiu Tërnava gjatë qëndrimit në Suharekë po ashtu u ndal dhe vizitoi edhe xhaminë e ndërtuar në fshatin Sopi. {gallery}shrkwkf{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…