Prishtinë, 26 prill 2013

Në ditën e tret të vizitës në Katar delegacioni i BIK- ut i udhëhequr nga Myftiu Mr. Naim Tërnava u prit në selinë e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të shtetit të Katarit  nga ministri Dr. Gajth Al Kavari.
Në fillim të takimit nikoqiri i dëshiroi mirëseardhje delegacionit të BIK-ut ndërkaq Myftiu Tërnava falënderoi atë për pritjen e ngrohte vëllazërore. Ai gjithashtu falënderoi Emirin e Katarit dhe qeverinë e tij për njohjen e Kosovës  si dhe për përkrahjen e ofruar në arenën ndërkombëtare. 

Myftiu njoftoi Ministrin me zhvillimet e përgjithshme në Kosove dhe me proceset  e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për procesin e njohjeve përse myftiu tha se Kosovën deri tani e kanë njohur afër 100 shtete. Myftiu  gjithashtu njohu nikoqirin për aktivitetet dhe veprimtarinë e BIK- ut si dhe për sfidat dhe vështiruesit me cilat po ballafaqohet.
Gjatë bisedës Myftiu Tërnava kërkoi thellim të bashkëpunimit mes të dyja institucioneve në fusha të ndryshme.
Nga nga tij Ministri Al Kavari theksoi përkushtimin e Emirit të Katarit dhe qeverisë së tij për mirëqenie dhe përkrahje të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ministri, Dr. Gajth Al Kavari u shpreh se edhe në të ardhmen Katari do e  ndihmoj zhvillimin e Kosovës.  Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e përkrahjes dhe thellim të bashkëpunimit me BIK- un, si përkrahjen në ndërtimin e xhamive dhe vakëfeve.
 Ministri Dr. Gajth Al Kavari premtoi se një të ardhme të afërt do e vizitoj Kosovën. Të bashkëbiseduesit u dakorduan për nënshkrim një marrëveshje bashkëpunimi.
Ne fund të takimit Myftiu Tërnava i dhuroi Ministrit Katalogun e dorëshkrimeve që ruhen në Bibliotekën e  BIK ut, dhe Logon e BIK- ut të punuar nga gurët e çmuar të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…