Prishtinë, 25 mars 2013

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot John Ryan – zyrtar i lartë ligjor i Zyrës së sekretariatit të Panelit për shqyrtimin e të drejtave të njeriut në kuadër të Misionit të BE – Zyrës për sundimin e ligjit në Kosovë.
John Ryan falënderoi Myftiu Tërnava për pritjen dhe njohu atë me mënyrën e funksionimit, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e panelit për shqyrtimin e të drejtave të njeriut në kuadër të misionit të BE-së në Kosovë.

“Kemi kërkuar këtë takim me ju për t’ju informuar për punën që bënë zyra jonë dhe njëkohësisht të vendosim ura të bashkëpunimit e komunikimit me Bashkësinë Islame të Kosovës”- tha, përveç tjerash, z. John Ryan.
Myftiu Tërnava pasi e falënderoi për vizitën, çmoi kontributin e zyrës për Kosovën, në veçanti angazhimin në fushën e të drejtave të njeriut. “Në shumicën e vendeve ka problem me respektimin e të drejtave të njeriut, mirëpo ne jemi të thirrur nga Zoti për t’i respektuar e për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut.”- tha Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava po ashtu e njohu z. John Ryan për disa shqetësime të besimtarëve mysliman dhe të BIK me mohimin e disa të drejtave në disa institucione publike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…