Me rastin e natës së madhe të Isras dhe Miraxhit, të enjten më 14 qersor, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës organizuan tribunë kushtuar kësaj nate të madhe. Tribuna u mbajt në ambientet e Pallatit të sporteve “ Sallën e Kuqe” duke filluar nga ora 18:00

Të pranishmëve në emër te Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Departamentit të Rinjve në fillim u drejtua Kryeimami i Këshillit të Prishtinës Burhan Hashani.

Ndërsa, për vlerën dhe rëndësinë e israsë dhe miraxhit ligjëruarn Dr. Sulejman Osmani -profesor në Fakultetin e Studimeve Islame dhe Mr . Jakup Çunaku -profesor në medresenë e mesme Alauddin të Prishtinës.
Këtë Program e begatuan edhe nxënësit e Medresesë se Mesme Alauddin fitues në garat ndërkombëtare të gjuhës arabe ne Turqi, të cilët me një paraqitje shumëmbresëlënëse u përkujdesën për freskimin e të pranishmëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…